FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Puna me Edy Reja, flet zv/trajneri i kombëtares

Në prag të grumbullimit përfundimtar për ndeshjet eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, zv.trajneri i kombëtares kuqezi, Ervin Bulku tregon për Top Channel debutimin e trajnerit të ri, Edi Reja. “Ka qenë një javë pozitive kur trajneri ka mbetur i kënaqur dhe ka krijuar idetë e tij për lojtarët”, tha Ervin Bulku, zv/trajner i kombëtares. Në ambientet e grumbullimit tashmë është rikthyer buzëqeshja dhe diferenca e Rejas me trajnerin paraardhës, që nga ky aspekt është shumë i dukshëm.

“Kam punuar me De Biazin, Panuccin dhe Reja. Secili ka mënyrën e tij të punuarit. Diferencën e shihni të gjithë. Ndërkohë sa i përket aspektit profesional mund të them që reja është një trajner me shumë eksperiencë ndërkohë që Panucci ishte në hapat e tij të parë të trajnimit”, tha Bulku. Nga dita e martë do të kanë mbërritur të gjithë lojtarët në Shqipëri dhe do të vihen në dispozicionin e trajnerit Reja për grumbullimin e parë zyrtar të plotë.

“Kombëtarja do të stërvitet për rreth 1 javë këtu në Shqipëri më pas do të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të zhvillojë edhe atje disa ditë stërvitje përpara se të shkojmë në Islandë ku çdo rezultat pozitiv për ne do të jetë shumë i mirë”, tha Bulku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?