Pushimet luksoze të Messit, 15 mijë euro nata në Karaibe

Futbollisti i kombëtares argjentinase Lionel Messi është duke shijuar pushimet me familjen e tij në një ishull “të fshehtë” në Karaibe.

Pas dështimit për fitoren e kupës së Amerikës Latine, Messi duket se ka vendosur t’i dedikohet vetes dhe familjes së tij.

Ai së bashku me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tij Mateo, Thiago dhe Ciro ndodht në një ishull më pak se dy kilometra katrorë, i zënë tërësisht nga resorti ku janë duke pushuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky resort ka 40 dhoma, 13 vila dhe 21 banesa private. Mediat e huaja kanë raportuar se Messi paguan për një natë në këtë vend ekskluziv mbi 15 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?