Puthja e cilësuar si skandal, Prokuroria nis hetimet ndaj kreut të Federatës spanjolle

Ndaj presidentit të Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, pasi ai puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso, Spanja ka hapur një hetim. Prokurorët janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për abuzim seksual. E gjitha erdhi pas deklaratës së Hermoso-s se ajo puthje nuk ishte në mënyrë konsensuale.

Nëna e kreut të Federatës Spanjolle, Angeles Bejar është futur në grevë. Bejar është mbyllur në kishën Divina Pastora në Motril në bregdetin jugor spanjoll, qyteti ku u rrit djali i saj dhe ka thënë se do të vazhdojë deri sa të përfundojë “gjuetia çnjerëzore” kundër të birit.

Luis Rubiales ka refuzuar që të japë dorëheqjen duke thënë se ai ka punuar shumë për këtë Federatë, duke e cilësuar puthjen si një shpërthim të emocioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?