Puthje dhe përqafime, ja si e presin Ronaldon në stërvitje (FOTO)
Cristiano Ronaldo ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri së bashku me Blais Matuidi, me tri ditë diferencë nga shokët e tyre. Ylli portugez u prit me shumë entuziazëm nga tifozët bardhezi, por atmosfera pozitive vijoi edhe në fushën e lojës.
CR7 u përshëndet miqësisht me shokët e skuadrës, teksa mes tyre nuk mungonin as të rinjtë si Rabiot apo Gonzalo Higuain. Ronaldo nuk i mbajti aspak mëri pas një debati të ashpër që kishin sezonin e kaluar në një ndeshje duke i dhënë dorën. Më miqësore ndërkohë takimet me Bernandeschin apo Mandzukic. /R.Lika-Koha Jone/





KOHA JONË SONDAZH

