“Qemal Stafa” sot në delir, si po pritet derbi i madh Partizani-Tirana?
E hëna i përket derbit të 142 të kryeqytetit. Partizani-Tirana vjen si dueli i gongut të fundit sezonal në përballjen e rivalëve të përjetshëm. Historia, emocionet, rivaliteti dhe pasioni i jashtëzakonshëm që rrethon sfidën më të ndjekur të futbollit shqiptar në nivel klubesh, këtë herë e sjell ndeshjen derbi me llogaritë finale që vlejnë një sezon të tërë. Tiranës i duhet vetëm fitorja për të shpresuar titullin e 25-të, Partizani në mungesë të suksesit rrezikon seriozisht Europën. Skënderbeu fitoi ndaj Teutës 4-2 dhe është shkëputur në krye dhe vetëm Tirana ka shanse ta arrijë nëse fiton derbin me të kluqtë dhe më pas ndeshjen direkte me juglindorët. Laçi, sakaq, finalist i Kupës së Shqipërisë, i është afruar Partizanit në klasifikim dhe nëse nuk fiton trofeun e kupës, e sheh arritjen në Kupat e Europës duke parakaluar të kuqtë. Kësisoj deri ka rëndësi për objektivat e secilës skaudër, përveç dëshirës së dy tifozerive që duan fitore me çdo kusht. Përgatitjet e fundit kanë mbaruar dhe tani të gjithë janë gati, të dyja skuadrat kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore para përballjes së madhe, interesim i madh nga tifozët në kampin e kuq por edhe atë bardheblu ku mbrëmja ka kulmuar me një takim me Presidentin Refik Halili.
Të kuqtë e trajnerit Shpëtim Duro mund t’i besojë në sulm Raçiç e Trashit, plotësisht të rikuperuar. Pritet të rreshtohen me formacionin 4-2-3-1, me Vrapin e Rrahmanin para Alban Hoxhës dhe Fejzullahun e Cuculin nga krahët. Mesfusha me Bathën e Trashin, ndërsa Nexhipi, me Mazrekaj e Vila do të mbështesin sulmuesin e vetëm Raçiç.
Te Tirana, me përjashtim të Gjergji Muzakës, dilemat janë të mëdha pasi edhe Magani nuk i ka shuar ende të gjitha dyshimet. Gjithsesi trajneri i 24 herë kampionëve duket i orientuar drejt skemës 4-4-2 me Edvan Bakaj në portë, me shumë gjasa në të djathtë të mbrojtjes do të jetë Kërçiku, në qendër Muça e Curri ndërsa në të majtë balotazh mes Ristevski dhe Malajt me prishtinaliun të favorizuar ndaj maqedonasit. Në mesfushë lajmi i mirë është prezenca e Bulkut të rikuperuar përkrah Karabecit.
Dilema të mëdha për vendet e mbetura megjithëse Taku pritet të jetë në të djathtë të mesfushës ndërsa në të majtë një mes Ndikumanës apo Kahatës, 3 lojtarë në radhë edhe për dy vendet e sulmit me Bushiç që duket më i favorizuar ndaj Morinës përkrah Elis Bakaj.
Mitiku “Qemal Stafa” pritet të jetë i mbushur plot e përplot për një atmosferë mahnitëse që di ta dhurojë vetëm derbi, Tirana-Partizani.
Kategoria Superiore- Java e 34-ët
Sot (ora 20:45)
Partizani-Tirana
2 maj
Skënderbeu –Tetua 4-2
Kukësi-Apolonia 2-1
Laçi-Flamurtari 2-1
Elbasani-Vllaznia 1-1
Klasifikimi
1 Skënderbeu 72
2 Kukësi 66
3 Tirana 66
4 Partizani 63
5 Laçi 60
6 Flamurtari 38
7 Vllaznia 35
8 Teuta 26
9 Apolonia 22
10 Elbasani 14
KOHA JONË SONDAZH

