Quagliarella në histori, kalon Ronaldon dhe barazon rekordin e Batistutës (VIDEO)

Fabio Quagliarella ka shkruar emrin e tij në historinë e Serisë A. Sulmuesi 35-vjeçar ka zhbllokuar me penallti takimin që po zhvillohet në “Ferraris” mes Sampdoria-s dhe Udinese-s.

Kjo ka qenë ndeshja e 11 radhazi me gol në kampionatin italian për Quagliarella-n, i cili ka barazuar rekordin e vendosur nga Gabriel Omar Batistuta në nëntorin e 1994-ës.

Ky rekord kishte mbetur i pathyeshëm prej 24 vitesh. Quagliarella, që më 31 maj do të mbushë 36 vjeç, ka hyrë tashmë në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesin veteran merr përkohësisht kreun e renditjes së golashënuesve të Serisë A me 16 gola, dy më shumë se Cristiano Ronaldo, pasi realizoi edhe golin e dytë ndaj Udineses.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?