Queiroz sulmon keq Ronaldon: Futbolli portugez nuk lindi me të

Eliminimi që në fazën e grupeve, është shoqëruar me polemika të shumta nga Irani, teksa trajneri Carlos Queiroz nuk i ka kursyer kritikat ndaj Portugalisë dhe Ronaldon. Portugalia barazoi me Iranin 1-1 në një sfidë në të cilën edhe mund të ishte eliminuar dhe këto polemika nuk kishin të bënin vetëm me kartonin e kuq të munguar të Cristianos.

“Nuk e identifikoj veten me disa persona që nuk përshëndesin një trajner që për 12 vjet ka qenë në shërbim të kombëtares portugeze, kam fituar tituj evropianë e botërorë përmes reformave dhe ideve të reja. Historia e Federatës Portugeze të Futbollit nuk u krijua në ishullin e Madeirës me Cristiano Ronaldon por është një histori që eshë krijuar shumë kohë më parë dhe vlerat që më transmetuan Augusto, Shimoesh, Eusebo, Humbero Coelho nuk janë ato aktuale. Nuk them që vlerat e futbollistëve të sotëm janë të gabuar, por nuk janë të miat e të shumë personave të tjerë”, u shpreh strategu portugez.

Mësohet se kjo armiqësi mes Queiroz e Ronaldos lindi pikërisht në Botërorin e 2010, kur Ronaldo akuzoi hapur trajnerin për eliminimin e Porugalisë nga Spanja që fitoi 1-0 me gol të Villas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?