“Qytetar Nderi i Vlorës”, Duka uron Sokol Kushtën

Legjenda e futbollit vlonjat dhe e atij shqiptar, Sokol Kushta, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” nga këshilli bashkiak i këtij qyteti.

Të ftuar në këtë ceremoni ishin personalitete të shumta, përfshirë kreun e FSHF-së, Armand Duka.

“Me miq të mirë dhe legjenda të sportit shqiptar në ditën speciale të Sokol Kushtës! Kënaqësi e veçantë të isha sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit ‘Qytetar Nderi i Vlorës’ për futbollistin e madh dhe qytetarin model Kol Kushta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoqëria shqiptare i detyrohet shumë figurave të tilla të mëdha, të cilët me klasin e tyre brenda dhe jashtë fushës së lojës, e kanë shkruar me gërma të arta emrin e tyre në historinë e futbollit shqiptar” – shkruan Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?