FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rabiot: Juve një hap para PSG-së, më bindi Gianluigi Buffon

Adrien Rabiot ka dhënë sot impresionet e para nga aventura e re me Juventusit. Mesfushori i bardhezinjve ka rrëfyer prapaskenat e transferimit në Itali, ndërkohë që një nga personat që e ka bindur ishte Gianluigi Buffon.

 

“Është e vërtet që kam pasur shumë kontakte me Juventusin edhe në të kaluarën, por ka qenë një tjetër periudhë e jetës sime. Sot është momenti i duhur për të ardhur këtu, dhe ja ku jam”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keshilla nga Buffon?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në sezonin e kaluar, kam folur shumë me Gigin dhe më ka dhënë shumë këshilla, më ka folur shumë për Juven. Mendimet e tij kanë ndikuar shumë te mua. Në nivelin personal, kam pasur një raport të shkëlqyer me Buffon dhe kishte rol në vendimin që mora”.

Pozicioni në fushën e lojës

“Pozicioni i preferuar në fushë është me tre mesfushorë, në krahun e majtë, por mund të luajë edhe në mesfushë me dy. Jam i gatshëm për t’u përshtatuur me ekipin. Numri mbi fanellë do të jetë 25”.

Objektivi Champions League

“Juventus është një klub i madh, shumë prestigjioz dhe kanë një eksperiencë të madhe në nivelin europian, por ka pasur edhe shumë vështirësi në vitet e fundit. Ka arritur shpesh herë në fazën finale të Championsit. Për mënyrën si e shoh unë, është një ha para PSG”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?