Radhë tifozësh në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur deri më tani

Shqipëria do të sfidojë Gjeorgjinë në miqësoren e radhës në orën 18:00. Kuqezinjtë do të luajnë në impiantn “Air Albania” në praninë e tifozëve që nuk do të jenë të pakët.

Radha për bileta në impiantin “Air Albania” është që në orët e para ë mëngjesit. Mësohet se deri më tani janë shitur rreth 7500 bileta.

Një shifër e cila në fakt pritet të vijë në rritje në orët në vazhdim, ndërsa biletaria te stadium kombëtar do të qëndrojë e hapur deri një orë para ndeshjes për t’u mbyllur më pas për arsye të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që të ketë rreth 10 mijë tifozë deri në orën 18:00 kur dhe do të nisë dueli në “Air Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?