Raiola konfirmon transferimin e De Ligt te Juventusi: Mungon vetëm …
Orë “të nxehta” për transferimin e Matthijs De Ligt në Torino. Tratativat mes Juventusit dhe Ajaxit kanë hyrë në një fazë vendimtare, teksa është agjenti Mino Raiola, që konfirmon publikisht që ka ekzistuar një marrëveshje mes klubit holandez dhe futbollistit për ta lënë të lirë këtë sezon për shifrën e 50 milion euro. Duke folur për mikrofonin e “De Telegraaf” ai zbulon premtimin e pa mbajtur deri më tani nga Ajaxi.
“Juventusi ka rëndë dakord me De Ligt dhe tani presim vetëm Ajaxin. Në rastin tonë, është jashtë çdo diskutimi që çështja të zgjidhet me gjyq. Lojtari pret që Juventusi dhe Ajaxi të tregojnë vullnet për të gjetur gjuhën e përbashkët sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shpjeguar se një vit më parë është arritur një akord verbal për ta lënë të lirë.
Oferta e Juventusit deri më tani për klubin holandez ka qenë 55 milionë euro, plus 10 bonus, një ofertë që është refuzuar nga Ajaxi. Pas fjalëve të Raiolës pritet edhe lëvizja finale e bardhezinjve për transferimin e 19-vjeçarit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

