FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rakitic paralajmëron largimin nga Barcelona: I hapur për çdo mundësi!

Ivan Rakitic po mendon seriozisht largimin nga skuadra e Barcelonës. Mesfushori kroat pas disa sezonesh si protagonist te skuadra blaugrana, mund të tentojë një aventurë të re. Konfirmimin e ka dhënë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Chelsea-t.

 

“Ideja është që të qëndroj te Barcelona, edhe klubi mendon në të njëjtën mënyrë, por jam i hapur për çdo mundësi. Kam edhe disa sezone kontratë dhe jam i lumtur që jam pjesë e familjes blaugrana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën mënyrë, më vjen mirë që klubet e tjera janë të interesuara për mua, do të thotë që e bëj mirë punën”, deklaroi mesfushori. Mesfushori kroat është në orbitën e disa skuadrave të mëdha europiane, ku Interi dhe PSG janë më të interesuara. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?