Ramos detyrohet të ndryshojë numrin e telefonit për shkak të kërcënimeve
Serxhio Ramos ka përfunduar në qendër të kritikave pas faullit të rëndë që solli dhe dëmtimin e Silah në finalen e Championsit. Reagimi pas finales së Kievit ka qenë shumë ashpër nga shumë tifozë, aq sa kapiteni i Realit është detyruar që të ndryshojë numrin e telefonit për shkak të kërcënimeve të shumta që i kanë mbërritur.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve “COPE”, dhe vjen vetëm një ditë pasi shtypi egjiptian e ka konsideruar Ramosin “kasap”. Në internet tifozët nga e gjitha bota, e kanë kritikuar, pasi pas daljes nga fusha, ai u pa duke buzëqeshur me anësorin.
Madje edhe Unionin Europian i Xhudos e ka konsideruar si të rrezikshme kapjen e Ramosit. Nuk priten aspak ditë të qeta për Serxhio Ramos. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

