FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramos i afrohet Barcelonës

Sergio Ramos, mund të transferohet te Barcelona. Duket e pabesueshme, por këtë deklaratë e ka dhënë Jordi Majo, një prej kandidatëve përpresident të ri të klubit katalan.

“Një muaj e gjysmë më parë më është ofruar Ramos. Por, ne nuk luajmë në atë mënyrë, nuk jemi një klub që i mundësojmë atij që në këtë formë të përfitojë rrogë më të madhe se te Reali”, deklaroi Majo për “Sport.es”.

“Nëse i është ofruar një tjetër kandidati për president, është problem i tyre, por nga ana ime e kam përjashtuar mundësinë. Nuk kam kontaktuar me menaxherin e tij dhe besoj se kjo vlen edhe për ndonjë prej kandidatëve të tjerë”, u shpreh ai.
Ramos ka mosmarrëveshje për vazhdimin e kontratës me galaktikët. Por një kalim në "Camp Nou" do të ishte shokues për Perezin. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?