Ramos i surprizën të gjithë, shkon në stërvitje me një makinë të veçantë (VIDEO)
Kapiteni i Realit të Madridit, Serxhio Ramos, i ka surprizuar të gjithë mëngjesin e sotëm kur ka mbërritur në qendrën stërvitore në Valdebebas.
Futbollisti spanjolle ka bërë për të qeshur edhe punëtorët e qendrës stërvitore të Realit pasi ka qenë në timonin e një makine që të kujton kohërat e vjetra.
Kapiteni i Realit i është rikthyer nostalgjisë pasi ka qenë duke ngarë një makinë “FIAT 600”. Mjeti në fjalë ndodhet në garazhin e mbrojtësit të kombëtares spanjolle, pasi ka të shkruar edhe inicialet e kapitenit të Realit, SR4.
KOHA JONË SONDAZH

