Ramos konfirmon të ardhmen: E mbyll këtu, luaj edhe falas për Realin
Sergio Ramos nuk ka ndërmend që të braktis Real Madridin pavarësisht zërave të shumtë në media për një largim të mundshëm. Mbrojtësi legjendar i “Los Blancos” ka dalë pak minuta më parë në konferencë për shtyp duke sqaruar se ka marrë vendimin për të vijuar deri në fund të karrierës në Madrid, ndërkohë që ka zbuluar se ka pasur edhe një ofertë në tavolinë nga Kina.
“Nuk dua që askush të ketë dyshime. Unë dua ta mbyll karrierën e time si futbollist te Real Madrid. Kur të më përfundojë kontrata do të largohem nga dera kryesore.
Nuk dua të largohem nga Real Madrid dhe marrëdhënia ime me presidentin, siç e ka thënë edhe ati, është si babai me birin, por të gjithë kemi mosmarrëveshje me baballarët tanë.
Oferta nga Kina? Është në tavolinë, nuk jam një person që gënjen. Marrëdhënia me presidentin nuk ishte ashtu siç doja unë dhe prandaj duhet të flisnim por nuk i kam kërkuar të largohem, kjo është një gënjeshtër.
Nëse ka lojtarë që do të vijnë dhe do të marrin më shumë para se unë, atëherë kjo do të thotë se klubi ka blerë lojtarë të nivelit të lartë. Te Real Madrid do të luaja falas”, u shpreh Ramos.
KOHA JONË SONDAZH

