Ramos merr vendimin për të ardhmen, del në konferencë sot në orën 17:30

Sergio Ramos do të qëndrojë te Real Madrid. Klubi merengues ka dalë me një deklaratë për shtyp duke njoftuar se mbrojtësi do të dalë në konferencë për shtyp në orën 17:30 në Valdebebas.

Kapiteni ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Kina, kontratë 3-vjeçare me 35 milionë euro në sezon, shifër thuajse 3 herë më e lartë se te Reali. Presidenti Perez ndërkohë vendosi veton e tij për të mos ta lënë të lirë pa 100 milionë euro.

Emisioni “Jugones” ka zbuluar se Perez është takuar sërish me Ramos, kanë diskutuar dhe mbrojtësi ka ndërruar mendje. “Do të qëndroj dhe do ta mbyll këtu karrierën”, i ka thënë Ramos presidentit. Mbetet që të shohim konferencën nëse këto fjalë do të jenë të njëjta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?