Ramos nuk fshihet: Ronaldon preferoj ta kem në ekip, jo kundër

Sergio Ramos nuk është aspak i lumtur që do të përballet me shokun e tij, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Portugalisë. Në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj luzitanëve të vlefshme për grupin B, kapiteni i Spanjës është shprehur se Lopetegui nuk duhet të ishte larguar nga drejtimi i Spanjës.
“Spanja është mbi çdo emër të përvetshëm dhe tani duhet të kthejmë faqe sa më shpejt”, tha Ramos duke shmangur pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetarëve në lidhje me trajnerin. “Por pak vetë më mirë se Fernando mund ta mbulojnë mungesën e Julen. Ai na njeh mirë të gjithëve, është një lojtar i madh që e admirojmë të gjithë dhe shpresojmë të arrijmë atë për të cilën kemi ardhur këtu. Kemi një ndeshje të madhe kundër Portugalisë dhe shpresojmë ta nisim me këmbën e mbarë. Sa më shpejt ta harrojmë këtë, aq mirë do të jetë”.
Ronaldo? Preferoj ta kem në skuadrën time dhe jo kundër. E dimë vlerën që ai ka dhe mund të them se ai është rrezik konstant. Portugalia ka një skuadër tepër të kompletuar, edhe në mbrojtje, jo vetëm në sulm.
Synimet e Spanjës? Nuk ka ndryshuar asgjë. Të gjitha ndeshjet do t’i luajmë si një finale dhe kështu duhet të jetë logjike. Është motivim ekstra për ne. Presim që të jemi në lartësinë e situatës sepse nuk mund të justifikohemi”, shtoi Ramos.
KOHA JONË SONDAZH

