Reagimi i Skënderbeut: Mos abuzoni, po punojmë për përforcimin e ekipit

Klubi korçar ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit për Skënderbeun, me shifrat që përfliten për lojtarë të caktuar të ekipit dhe për pozicionin e presidentit Ardjan Takaj. Në reagim shkruhet se Skënderbeu është në pritje të vendimit për pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe po punon i qetë për forcimin e ekipit.

Ja dhe reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga shkrimet e publikuara gjatë këtyre ditëve në median e shkruar dhe online ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë me korrektë përsa i përket lajmeve mbi Klubin e futbollit ‘Skënderbeu’.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Së pari kërkojmë të mos abuzohet me merkaton dhe shifra të cilat nuk egzistojnë dhe së dyti dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik se klubi ka kërkuar pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe në momentin që do të ketë një vendim nga CAS do ju informojmë ndaj lutemi të mos keqpërdoret ky moment për të krijuar lajme të cilat nuk egzistojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Gjithashtu kërkojmë nga media të caktuara të mos abuzojnë me të ardhmen e presidentit Ardjan Takaj dhe stafit bardhekuq. Presidenti është totalisht i bindur tek pafajësia e plotë dhe ka marrë garancinë nga zyra ligjore që po merret me çështjen se gjithçka do të mbyllet me sukses ndaj kërkojmë prej jush të mos abuzoni dhe krijoni situata të cilat cënojnë ambjentin bardhekuq.

– Ndryshe nga çfarë media po pasqyron për interesa të caktuara, KF Skënderbeu po punon i qetë për të përforcuar ekipin në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionet europiane.

E ardhmja i përket vetëm Skënderbeut.

– Nqs mediat kanë ndonjë paqartësi lidhur me merkaton dhe cështjen e dënimit mund të kërkojnë informacion paraprak pranë zyrës së shtypit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt, KF Skënderbeu

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?