Real dhe Liverpool bëjnë gati një super shkëmbim në merkato
Jurgen Klopp është në kërkim të një goditje të madhe në merkaton e verës, teksa një nga objektivat e mëdha është fantazisti i Realit të Madridit, Marcos Asensio.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e realit të Madridit kanë kërkuar që në këmbim të Asensios, të marrin në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin anësor të “The Reds” Sadio Mane.
27-vjeçari ka qenë një nga protagonistët e suksesit të Liverpoolit këtë sezon dhe Klopp vështirë se do të heqë dorë prej tij, por nga ana tjetër, madrilenët kanë theksuar se ose marrin Mane në shkëmbim, ose duan 100 milionë euro për kartonin e Asensios.
Spanjolli është vetëm 23-vjeç dhe shikohet si një futbollist me mjaft perspektivë për të ardhmen, por Zidane dëshiron lojtarë të konfirmuar dhe pas Joviç e Hazard, do të donte të kompletonte 3-shen e sulmit me senegalezin e Liverpoolit.
KOHA JONË SONDAZH

