Real Madrid bën gati 400 mln euro në verë për të rrëmbyer 3 super yje

Stabiliteti te Real Madrid është rigjetur, por për t’u rikthyer në ekipin “Galaktikë” të Zidane dhe CR7, Florentino Perez po mendon për blerje të mëdha në qershor. Fillimisht objektivet janë Hazard, Neymar dhe Mbappè,  por bllokimi i merkato së Chelsea-t dhe “muri” i ngritur nga PSG për shitjen e dy super yjeve ka spostuar interesimin e Realit te emra të tjerë si Kane, Dybala dhe De Ligt për një shifër që shkon në 400 milionë euro.

Për një treshe ëndrrash. Plani i presidentit të merengues është zbuluar nga “Don Balon”. Fillimisht do të tentohet që të rrëmbehet Dybala nga Juvenusi, pasi këtë sezon po vuan në krahë të Ronaldos. Kostoja e këtij operacioni sipas mediave iberike shkon në 120 milionë euro. Sulmuesi argjentinas shihet si sulmuesi ideal për të zëvendësuar Bale, i cili pritet që të largohet në fund të këtij sezoni, pas një sezoni të vështirë dhe krisjeve që po kalon me pjesën e grupit të madrilenëve. Juventusi do të ishte i gatshëm për ta lënë të lirë “La Joya” në këmbim të një ofertë të mirë, ku mund të përfshihet edhe Isco, një nga futbollistët më të preferuar nga trajneri Allegri, por edhe nga Zidane që mund të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”

Harry Kane ndërkohë shihet si pasuesi i Benzema në sulm, ose për ta vendosur në krahë të tij. Perez beson se Tottenham do të heqë dorë nga bomberi anglez për 150-200 milionë euro. Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por dihet se negociatat me klubin e “Spursave do të jenë shumë më të vështira, pasi drejtuesit e këtij klubi nuk pranojnë që të shesin futbollistë pa shifra stratosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund është Matthijs de Ligt për të përforcuar mbrojtjen. 80 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme, por duhet mposhtur konkurrenca e Juventusit, Barcelonës dhe Manchester City-it. 19-vjeçari shihet si një zgjedhje perfekte për repartin defensiv dhe do të formonte një treshe të frikshme me Sergio Ramos dhe Varane. Perez ka nisur që të ëndërrojë për një Real Madrid që mund të vazhdojë dominimin në Europë edhe për shumë vite. Potenciali financiar ja bën edhe më të thjeshtë krijimin e një ekipi, ku të gjesh defekte bëhet gati e vështirë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?