Real Madrid fiton pas 120 minutash ndaj Atletico Madrid, kalon në gjysmëfinale (VIDEO)
Real Madrid siguron një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi mundi pas 120 minutash Atletico Maridin. Në minutën e 19-të ishte Atletico Madrid zhbllokoi rezultatin. Alvaro Morata nuk e pati aspak të vështirë të dërgonte topin në rrjetë me një shërbim fantastik nga Nahuel Molina.
Në pjesën e dytë, Rodrygo u shfaq nga stoli dhe barazoi shifrat me një goditje të lehtë. Koha e rregullt mes Real Madrid dhe Atletico Madrid u mbyll në shifrat 1-1, duke shkuar drejt kohës shtesë.
Në pjesën e parë të kohës shtesë skuadra e Simeone mbetet me 10 lojtarë, pasi Savic ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Kjo gjë penalizoi miqtë të cilët u ndëshkuan pas disa minutash nga Karim Benzema, ndërkohë që Vinicius Junior vulosi suksesin e Realit.
KOHA JONË SONDAZH

