Real Madrid sfidon Barçën në Basket, kampion i Spanjës

Nëse në futboll ishte Barcelona ajo që bëri tris, në sportin e koshit  tripletën e famshme siç e quajnë spanjollët e realizuan pikërisht Los Blancos, madje në këtë sezon Reali bëri poker duke fituar edhe trofeun e Superkupës së Spanjës. Për të pësëritur një sukses historik si ai i viteve 1964 dhe 1975 skuadrës së Pablo Lasos i mjaftoi fitorja me shifrat 90-85 ndaj Barcelonës brenda në Palau Blaugrana, me Realin e Madridit që arriti të fitonte titullin, duke triumfuar edhe në kampionat pas sukseseve në Euroleague dhe Kupën e Spanjës.

Me këtë fitore Reali arriti ta conte në 3-0 serinë e finales së play-offit ndaj Barcelonës duke fituar për herë të 32-të në histori titullin kampion. Kroati Ante Tomic zhvilloi një ndeshje fantastike duke koleksionuar në total 29 pikë, 7 topa të zotëruar në tabelë dhe 1 asist por as paraqitja e tij mbresëlënëse nuk i mjaftoi Barcelonës për të mbajtur gjallë shpresat për një triumf të mundshëm në kampionat. Katalanasit u dorëzuan përballë klasit të amerikanit Jaycee Carrol që rezultoi  lojtari më i mirë mbi parket për Realin me 19 pikë të realizuara. Një ndeshje shumë të mirë te Los Blancos zhvilloi edhe dyshja Sergio Rodriguez-Andreas Nocioni, pa harruar këtu edhe meksikanin Gustavo Ayon dhe spanjollin Sergio Llull. Në fund festa ishte e gjitha për madrilenët që u kurorëzuan kampionët e ri të Spanjës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?