Reali bën ndalesën e parë në La Liga kundër Osasunës (VIDEO)
Sporti E Diel, 2 Tetor 2022 23:04
Real Madrid bën ndalesën e parë sezonale në La Liga, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Osasunës.
Skuadra e Ancelottit kaloi e para në avantazh në pjesën e parë me golin e Vinicius Jr, por miqtë do të barazonin me Garcian.
Reali kishte mundësi të fitonte ndeshjen pas një penalltie të dhënë nga sistemi VAR, por Benzema gaboi nga pika e bardhë. Reali mban vendin e parë së bashku me Barcelonën me nga 19 pikë.

KOHA JONË SONDAZH

