Reali bën një ofertë zyrtare për Neymarin, përfshin edhe “dështakun” Bale

Destinacioni perfekt për Neymar mbetet Barcelona, por në të ardhmen e superyllit brazilian vazhdon të jenë prezent edhe zërat që e shohin te Real Madrid. Sipas “Mundo Deportivo” futbollisti është i vendosur për t’i shpëtuar “kafazit të artë” të PSG.

 

Mësohet se ai i ka thënë agjentit të tij izraelit, Pini Zahavi që nuk është i lumtur te skuadra parisiene dhe t’i gjejë një destinacion të ri. Mes klubeve të interesuara për të është edhe Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje skuadra merengues ka bërë edhe ofertën e parë, e cila është vërtet interesante: Gareth Bale dhe 90 milionë euro. Reali kërkon që të sistemojë uellsianin dhe ua ka propozuar disa skuadrave në mënyrë që më pas të tentojë afrimin e ndonjë ylli tjetër. PSG pritet që ta hedhë poshtë këtë propozim që është shumë larg kërkesave të tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?