Reali fiton me dy gola të Benzema kundër Valladolidit (VIDEO)
Reali i Madridit ka arritur një fitore 2-0 përballë Valladolidit në transfertë, por në fakt ishte një duel i komplikuar.
Pas një pjese të parë me pak raste shënimim, në të dytën do të kishim dhe ndryshimin e rezultatin. Reali fitoi një penallti në minutën e 82-të, e shndërruar në gol nga Karim Benzema.
Leon i Valladolidit u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të gabuar, duke ia bërë më të lehtë sfidën Realit. Benzema mbylli llogaritë një minutë para fundit të kohës së rregullt.
Reali e mbyll vitin në kuotën e 38 pikëve, një më pak se Barcelona, që luan këtë të shtunë derbin ndaj Espanyolit.
KOHA JONË SONDAZH

