Reali fiton me vështirësi në transfertën ndaj Levantes (VIDEO)
Reali i Madridit fiton me rezultatin 1-2 ndaj Levantes në transfertë, duke ruajtur hapin e rivalëve në kreun e renditjes, Barcelonës dhe Atleticos që fituan gjithashtu këtë fundjavë.
Karim Benzema në pjesën fund të pjesës së parë dhe Gareth Bale me 11-metërsh në të 78-ën ishin autorë të golave për skuadrën e Solarit, ndërsa në minutën e 60-të barazoi përkohësisht Roger.
Skuadra “merengues” luajti për disa minuta me një lojtar pak, pasi Nacho u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në të 86-ën, gjithsesi forcat në fushë u barazuan shumë shpejt, sepse të njëjtin fat pati edhe Rochina.
Në minutat shtesë Reali e administroi me qetësi lojën, duke qëndruar në njëfarë mënyrë në garë për titullin, edhe pse 9 pikë janë shumë për t’u rikuperuar ndaj Barcelonës.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

