Reali fiton miqësoren ndaj Arsenalit, edhe Bale gjen rrugën e rrjetës (VIDEO)

Real Madrid ka arritur fitoren e parë në sfidsat miqësore parasezonale. Ndeshja nuk nisi në “malore” për skuadra madrilene, duke pësuar dy gola. Lacazette në minutën e 10-të nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 24-të, Aubameyang realizoi edhe golin e dytë. Fraksioni i dytë do të fliste vetëm për Los Blancos.

 

Fillimisht ishte Bale që rihapi ndeshjen në minutën e 56-të, ndërkohë që tri minuta më pas do të gjente rrugën e rrjetës edhe Asensio. Me barazimin 2-2 ekipet ju drejtuan gjuajtjeve të penalltisë. Nga pika e bardhë skuadra madrilene do të ishte më saktë, ndërkohë që te Arsenali gabuan Xhaka, Monreal dhe Burton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?