Reali hidhet në sulm për talentin që nuk po shkëlqen te Milani

Pas vetëm një sezoni, aventura e Leao-s te Milani mund të jetë mbyllur që tani. “Don Balon” në Spanjë raporton se sulmuesi ka përfunduar në radarët e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Ai është nën menaxhimin e George Mendez, i cili ruan raporte të mira me klubin madrilen.

21-vjeçari portugez është një nga profitet që i përshtatet më së miri lojës së Zidane për të luajtur si zëvendësues i Benzema. Një rol që ish-futbollisti i Lille nuk pati mundësinë që ta tregonte te Milani.

Ekipi kuqezi kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, aq sa investuan verën e kaluar, një shifër që duket se nuk tremb aspak Realin që është gati që ta investojë menjëherë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?