Reali kërkon të blindojë të ardhmen, me dy talente që shkëlqyen në Katar

Real Madrid vijon të mendojë për të ardhmen. Drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë të zëvendësojnë Modric, Kroos dhe Benzema, të cilët janë drejt fundit të karrierës.

“Los Blancos” kanë si objektiv parësor yllin anglez të Dortmund, Jude Bellingham, i cili është vetëm 19-vjeç. Gjithashtu klubi spanjoll ka në fokus edhe 21-vjeçarin argjentinas, të sapo kurorëzuar si kampion bote, Enzo Fernandez.

Bellingham ka një klauzolë që shkon në 150 milionë euro. Enzo Fernandez gjithashtu ka një shifër të kripur për t’u transferuar. Benfica thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga Liverpool, pasi kërkon të paktën 120 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?