Reali merr lajmin e hidhur, pa Eden Hazard në klasiken ndaj Barcelonës

Eden Hazard nuk do të jetë në “El Clasiccon” e parë të këtij sezoni në La Liga. Futbollisti belg ka pësuar një dëmtim në kavilje në takimin ndaj PSG në Champions dhe sipas stafit mjekësor të klubit të “Los Blancos” do të mungojë edhe në duelin plor rivalitet kundër Barcelonës. Situata është edhe më e rëndë, pasi periudha e riaftësimit do të zgjasë nga 4 deri në 6 javë.

 

Stafi mjekësor i klubit madrilen ka konfirmuar se pas testeve mjekësore të kryera, Hazard e ka të pamundur të rikthehet në fushën e blertë përpara afateve të caktuara nga mjekët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mungesë e rëndësishme në radhët e Realit të Madridit, për më tepër që kalendari për “Los Blancos” parashikon sfida tepër të vështira me Espanyolin për të vijuar me Valencian, El Clasicon kundër Barcelonës, Atheltic Bilbaon dhe Getafen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?