FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali në kërkim të zëvendësuesit të Ramos, ja dy emrat që kërkon

Sergio Ramos po mendon për t’u larguar nga Real Madrid, teksa klubi merengues po mendon për zëvendësuesin e tij. Sipas gazetës “AS”, “Los Blancos” janë në kërkim të një mbrojtësi të një niveli të lart për sezonin e ardhshëm, pasi vetëm me Varane, Militao, Nacho dhe Vallejo, rrezikojnë të shfaqin shumë dobësi në mbrojtje.

Në listën e “Los Blancos”, në dëshirat kryesore janë mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili ka një vlerë 70 milionë euro. Objektiv gjithashtu është edhe 19-vjeçari i Ajax-it, Matthijs De Ligt.

Një operacion aspak i thjeshtë, pasi në “pole positions” për transferimin e tij është Barcelona, ndërkohë që agjenti i tij Mino Raiola nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Realit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?