Reali nuk dorëzohet, bën një ofertë të çmendur për Mbappe

Kur u duk se gjithçka ishte e mbyllur në lidhje me shanset për një transferim të Mbappe te Reali, nga Spanja mendojnë ndryshe. Drejtuesit e skuadrës parisiene refuzuan 170 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh, por Los Blancos janë gati që të derdhin 200 milionë euro në arkat e klubit francez.

Kur mbeten edhe 48 orë nga fundi i merkatos së verës, te Real Madridi besojnë se mund të bëjnë ende goditjen e bujshme të kësaj vere. Mbappe-s i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm, ndaj dhe PSG deri më tani ka vendosur që të rrezikojë për ta mbajtur në skuadër, duke rrezikuar që ta humbasë për asnjë euro.

Mbetet te shihet se do të jetë reagimi i PSG pas ofertës së fundit të Los Blancos që duket tepër bindëse, në të kundër Kylian Mbappe do të shohim përkrah Messit dhe Neymar në sezonin e ri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?