Reali ul klauzolën e Ronaldos nga 1 miliard euro në 120 milionë

Zhvillime të reja për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. “OK Daily”, klauzola e sulmuesit është reduktuar nga 1 miliard euro në 120 milionë euro për të lehtësuar largimin e tij. Ky azhurnim i klauzolës, i dakorduar nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, nuk do të ishte i zbatueshëm as për Barcelonën dhe as Paris Saint-Germain, që janë të gatshëm për të paguar këtë shifër.

Nga informacionet e mediave iberike, para finales së Champions League Kiev, tre ekipe në Premier League (Manchester City, Arsenal dhe Chelsea) dhe një Seria A (Milan) janë shprehur të gatshëm për të negociuar mbi shifrën prej 120 milion dhe paguajnë 40 milionë euro në vit për portugezin.

Më 7 qershor, gazeta “Record” botoi shkrimin e madh: “Cristiano lë Madridin”. Sipas këtij informacioni, vendimi i Kristianous do të ishte “i pakthyeshëm” dhe do të ishte i motivuar nga “shkelja e premtimeve” në lidhje me përmirësimin e kontratës së tij. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?