Redon Xhixha përmbys golin e Mazrekaj, spektakël në pjesën e parë në Tirana-Laçi (VIDEO)

Dueli me Tiranës dhe Laçit ka nisur me gola dhe spektakël. Në minutën e 22-të, Mazrekaj përfitoi nga një rrëmujë në zonë për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Disi dhe me fat sulmuesi i kurbinasve, pasi devijimi ishte i duhuri në një duel me mbrojtësit bardheblu.

Tirana reagoi menjëherë duke gjetur barazimin me Redon Xhixhën. Sulmuesi mori një top të bukur dhe me një parabël të lehtë mposhti portierin e Laçit.

Në minutën e 36-të, Tirana gjeti dhe golin e dytë me të përhershmin, Xhixha, i cili konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?