Refik Halili: Ju tregoj merkaton, për një Tiranë kampione

Ai investon prej më tepër se një dekadë te Tirana dhe nuk kursehet për futbollin. Presidenti Refik Halili kërkon trofe, titullin kampion me bardheblutë. Tiranës i mungoi titulli prej gjashtë sezonesh ndaj edhe Halili para sezonit të ri fillimisht ktheu në stol Shkëlqim Muçën, i cili besohet se e njeh mirë ambjentin bardheblu dhe "ilaçin" e suksesit. Pas kthimit nga Gjermania, ku ishte për arsye penale, Refik Halili tregon edhe planet e merkatos:

Kur kanë kaluar disa javë nga hapja e merkatos, cilat janë zhvillimet te Tirana për përforcimin e skuadrës?

Deri më sot, realisht nuk ka patur asnjë zhvillim konkret. Nga ana ime nuk është zhvilluar asnjë bisedë me asnjë futbollist, duke përjashtuar vetëm rastin e Gërçaliut, akordin e arritur me të cilin e kam deklaruar publikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

A keni ju një plan konkret për mënyrën se si do ta zhvilloni këtë proces të rëndësishëm, sikurse është merkato e verës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka do të nisë ditën e hënë për të vijuar gjatë të gjithë javës. Do të shqyrtohen të gjitha kërkesat, takimet dhe diskutimet që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe nga Drejtori Sportiv Devi Muka, apo dhe trajneri Shkëlqim Muça. Të dy këta të fundit, gjatë kësaj kohe, veç takimeve kanë marrë edhe kërkesat e shumë futbollistëve të interesuar për të vijuar bashkëpunimin me Tiranën, sikurse dhe nga kandidatë që synojnë të bëhen pjesë e klubit tonë.

Ndonëse jo zyrtarisht të kontraktuar, në mendjen tuaj a keni  ndonjë kandidaturë të preferuar?

Nuk mund të përmend asnjë emër të përveçëm. Ajo që ju konfirmoj është fakti se që të gjithë kandidatët dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen, dhe ju siguroj se janë të shumtë. I sigurtë është fakti se merkato e Tiranës në përfundim do të rezultojë e përqendruar si në tregun vendas, ashtu edhe atë të huaj.

Po me futbollistët të cilëve u ka përfunduar kontrata me klubin si do të veprohet?

Në diskutime do të ulen jo vetëm kandidatët për t’u bashkuar me skuadrën, por gjithashtu edhe ai që mund të konsiderohet kontigjenti ekzistues, përfshirë këtu futbollistët ende nën kontratë, sikurse edhe ata të cilëve u përfundoi kontrata. Vetëm në përfundim të diskutimeve e tratativave do të vendoset përfundimisht fati i gjithësecilit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?