FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Refuzoi testin e alkoolit, Marcelo i hiqet patenta në Brazil

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo nuk po kalon momente të mira as jashtë fushave të lojës. Të hënën në mbrëmje 31-vjeçari po udhëtonte me makinë kur u ndalua nga agjentët e policisë rrugore, të cilët i kërkuan të bënte testin e akoolit.

 

Marcelo refuzoi t’i bindej kërkesës së policisë, duke pranuar që të paguante një gjobë të majme e cila kushtonte jo pak, por 675 euro për tejkalim të shpejtësisë. Në fakt, një shumë e tillë nuk ndikon aspak në ekonomike e mbrojtësit, që përfiton miliona euro nga paga si futbollist i Realit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo telashet për Marcelon nuk u mbyllën me gjobën e paguar, pasi atij iu pezullua edhe patenta për një vit në Brazil.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?