FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reina drejt Milanit, Donaruma bën gati “valixhet” në verë

Milani ka në plan që të largojë Donarumën në fund të sezonit. Ardhja e Pepe Reinës e ka bërë thuajse të sigurt largimin e portierit të talentuar.

Portieri spanjoll do të largohet nga Napoli më 30 qershor dhe do të bashkohet me Milanin për një kontratë 3-vjeçare, duke përfituar 3 milionë euro neto në sezon. Donaruma ndërkohë do të larghet pavarësisht se rinovoi kontratën në verën e vitit të kaluar. Mino Raiola përsëriti disa javë më parë mendimin e tij se 19-vjeçari,  nëse do të rritet, duhet të largohet nga Milani.

Klubi kuqezi, në këtë pikë është gati ta lërë xhevahirin e tij, nëse Raiola sjell një ofertë prej të paktën 60 milionë euro nga një klubi i nivelit të lartë europian. Juventus, Real, PSG janë disa nga skuadrat e interesuara që janë të gatshme që të përfitojnë në këtë rast. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?