FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja në krye të Napolit? Strategu italian sqaron gjithçka

Në ditët e fundit është folur shumë për një emërim të mundshëm të trajnerit Edy Reja në krye të Napolit. Momenti i vështirë që po kalon në kampionatin italian, mund të sjellë vendimin e De Laurentiis për të shkarkuar Carlo Ancelottin.

Gjithsesi trajneri i kombëtares sonë ka vendosur që të mohojë zërat në një prononcim që ka dhënë për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Nuk kam asnjë kontakt me Napoli. Është një moment i vështirë, që dallohet, edhe pse dje isha i pranishëm në stadium. Jam i sigurt se Ancelotti do të dalë nga kjo situatë me anë të njohurive dhe përvojës që ka. Do të jem në San Paolo vetëm për të përshëndetur Hamsik”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?