Renditja speciale/ Barcelona të ardhura rekord, lë pas Realin dhe United
Ndajnë vendin e parë në renditjen e La Ligas për këtë sezon, por jo në përfitimet nga sezoni i kaluar. Në renditjen e re të publikuar nga “Deloitte Football Money League”, skuadra katalanase zë vendin e parë për të ardhurat nga sezoni i kaluar, duke kaluar rivaët historik. Blaugranët zënë vendin e parë më 840.8 milionë euro në këtë renditje speciale, duke u bërë klubi parë që kalon shifrën e 800 milionë eurove. Vendin e dytë e zë Reali me 750.9 milionë euro, duke qenë rreth 150 milionë larg nga katalanasit.
Dominim britanik- Premier League vijon të ketë numrin më të madh të klubeve në Top 20 me të ardhurat më të mëdha. Manchester United zë vendin e tretë me 711 milionë euro, City i gjashti me 611 milionë euro, Liverpool i shtati (604).
Bayerni dhe PSG- Vendi i katërt shkon sërish për Bayernin që ka arritur shifrën e 660 milioën eurove të ardhura, duke lënë pas PSG me 635 milionë euro.
Juve e vetmja nga italianet – Lajmi i mirë për kampionatin italian është prezenca e Juventusit në dhjetëshen e parë. Kampionët e Italisë falë Cristiano Ronaldos, janë ngjitur m një pozicion nga 394.5 milionë eurot në vitin 2019, duke shkuar në 459.7 milionë euro. Interi zë vendin e 14-t, Roma të 16 dhe Napoli të 20-in. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

