Renditja speciale e CIES/ Mbappe nuk është lojtari më i shtrenjtë në botë, por ylli i Dortmundit
Nëse mendoni se Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë, e keni gabim. Observatori i Futbollit (CIES) ka publikuar së fundmi renditjen e re të lojtarëve më të vlefshëm në botë, në bazë të disa parametrave që kanë të bëjnë më moshën, rendimentin, kontratën.
Jude Bellingham është futbollisti më i vlefshëm në botë, pasi arrin vlerën 208.2 milionë euro. Në vendin e dytë qëndron futbollisti i Manchester City-it, Phil Foden.
Kylian Mbappe zë një vend në podin e kësaj renditje speciale, që kompletohet nga Vinicius Junior dhe Erling Haaland. Studimi evidenton dhe një fakt interesant, pasi në listën e 20 më të shtrenjtëve në botë, nuk figuron asnjë lojtar nga Seria A. /R.Lika-Koha Jonë/
![]()
KOHA JONË SONDAZH

