Rey Manaj kalon vizitat mjekësore te Barcelona, prezantohet nesër

Rey Manaj shumë shpejt do të bëhet një futbollist i Barcelonës. Këtë të hënë, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të prezantohet si blerja e re e skuadrës së dytë të Barcelonës, që merr pjesë në Segunda Division B.

Manaj ka kaluar tashmë kontrollin mjekësor dhe gjithçka është përgatitur që ai të pozojë me fanellën e Barçës. 22-vjeçari shqiptar u afrua në klub për të zëvendësuar Abel Ruiz, i cili orët e ardhshme do të prezantohet te Sportingu në Portugali.

Manaj kishte një kontratë me Albaceten deri në vitin 2024, por ai nuk ishte në planet e Luis Miguel Ramis dhe vendosi që largimi ishte opsioni më i mirë. Sulmuesi shqiptar pres disa ditësh ndodhej në Barcelonë, i shoqëruar nga shokët e tij, ku ndoqi “live” edhe një ndeshje të Barcelonës B, atë ndaj Gimnastic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari do të jetë në gjendje të debutojë fundjavën e ardhshme, në “Estadi Johan Cruyff”, kundër Ejeas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?