Rikthehet pas një viti pas dëmtimit të rëndë ish-mesfushori i kombëtares

Më 15 shkurt të vitit të kaluar, Burim Kukeli pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e detyroi të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Të shumtë ishin ata që menduan se 34- vjeçari do të hiqte dorë nga futbolli profesionist dhe do të mendonte të varte këpucët në gozhdë.

Por nuk ka ndodhur kështu, pasi ai nuk është dorëzuar duke vazhduar periudhën e rikuperimit. Dje mesfushori është rikthyer të luajë në ndeshjen miqësore që Sion ka fituar 2-0 ndaj Ferronikelit.

Në fillim të muajit nëntor, Kukeli u rikthye të stërvitet me skuadrën, ndërkohë që dje ka pasur mundësinë të luajë me skuadrën e parë të Sionit. Në këtë takim ka pasur minuta edhe për Ermir Lenjanin, i cili është titullar i padiskutueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e FC Sion

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?