Rikthimi te Milan? Ibra: Klubi im i ri do të jetë një surprizë e madhe

Nga Amerika ku po vijon fazën përgatitore për sezonin e ri me Paris Saint-Germain-in, Zlatan Ibrahimoviç zbulon detaje të reja lidhur me të ardhmen e tij. Bomberi suedez ka edhe 1 vit kontratë me kampionët e Francës dhe ka bërë të ditur se do ta respektojë atë. Gjithsesi në 30 qershor të vitit 2016 Ibra do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me atë skuadër që dëshiron. Për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit interesohet Milan, madje wshtw spekuluar shumw pwr rikthimin e tij tek kjo skuadwr.  – “E ardhmja ime? Nuk mund të flas shumë por ju siguroj se klubi im i ardhshëm do të jetë një surprizë e madhe për të gjithë ju. Dua të theksoj se për momentin jam  shumë i lumtur te Paris Saint Germain. Dicka e tillë vihet re qartë kur unë zbres në fushë me parizienët. Kam edhe një vit kontratë me klubin tim dhe jam i lumtur këtu. Gjërat po shkojnë mirë për ne dhe shpresojmë të zhvillojmë një sezon të madh”.

Më pas Ibrahimoviç shkëputi edhe një koment sesi po shkojnë përgatitjet e skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

” Fitorja e turneut International Champions Cup, tregon se përgatitjet kanë ecur mirë për ne. Mundëm me rezultatin 2-0 Manchester United dhe mendoj se jemi gati për Superkupën e Francës ndaj Lionit që do të zhvillohet të Shtunën në Montreal të Kanadasë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?