Rinovon Subotiç, te Dortmundi deri në 2018

Neven Subotiç ka hedhur zyrtarisht firmën në kontratën e re 2-vjeçare me Borussia Dortmund, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij. Për mbrojtësin 26-vjeçar, i cili u bashkua me verdhezinjtë nga Mainzi 7 vjet më parë, është folur shpesh për një transferim te Arsenali. Edhe me largimin e Jurgen Klopp, Subotiç ka vendosur të qëndrojë në Signal Iduna Park, ku do të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit të ri që do të nisë me ardhjen e Thomas Tuchel. “Jam shumë i lumtur me vendimin që mora. Dortmundi është shtëpia ime e dytë dhe unë shpresoj se do të kemi një të ardhme të suksesshme me mbështetjen e tifozëve tanë fantastikë”.

Kështu e komentoi zgjatjen e kontratës deri në 2018-ën mbrojtësi serb, i cili bashkë me pjesën tjetër të skuadrës po bëhet gati për një fund sa më dinjitoz të sezonit. Të Shtunën, Dortmundi do të përballet me Wolfsburgun për finalen e Kupës në Berlin, kompeticion që për herë të fundit e ka fituar 3 vjet më parë, kur mundi 5-2 Bayernin e Mynihut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?