Rio Ferdinand, lamtumirë futboll!
Futbollit anglez i largohet një tjetër emër i njohur. Mbrojtësi Rio Ferdinand deklaroi tërheqjen si lojtar, pasi emri i tij ishte mes 6 futbollistëve që nuk do të rinovonin me Queens Park Rangers për shkak se skuadra nuk do të jetë më pjesë e Premier League sezonin tjetër. Ferdinand ka kaluar 19 vjet të karrierës me disa prej skuadrave më të mira të futbollit anglez, ku pa dyshim periudha e artë është ajo nga viti 2002 deri vitin e kaluar te Manchester United, ku ka fituar 6 herë kampionatin dhe një herë trofeun e Champions League. Ky vendim i 36-vjeçarit vjen pas ngjarjes tragjike në jetën e tij, që është humbja e bashkëshortes Rebecca Ellison pas një beteje të shkurtër me kancerin.
“Pas shumë vitesh si futbollist profesionist, mendoj se ky është momenti i duhur që të tërhiqem nga loja që e dua aq shumë. Kurrë nuk e kisha menduar se do të luaja për ekipin e fëmijërisë, West Ham United, se do të isha kapiten i Leeds, se do të fitoja Championsin me Manchester United apo se do të ribashkohesha me trajnerin Redknapp te Queens Park Rangers. Duhet t’i jem mirënjohës bashkëshortes sime të ndjerë dhe familjes për sakrificat e inkurajimin, si dhe miqve e tifozëve, pa mbështetjen e të cilëve futbolli nuk do të ekzistonte”.
KOHA JONË SONDAZH

