FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Robben: Kam provuar gjithçka, nuk e di pse nuk po rikuperohem

Arjen Robben luan që prej 27 nëntorit të 2018-ës dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e shqetësojnë sulmuesin e Bayern Munich. Holandezi 35-vjeçar pati deklaruar se do të largohej nga kampionët e Gjermanisë në fund të këtij sezoni, por ai nuk po arrin që të rikuperohet.

“Është shumë zhgënjyese një situatë e tillë. Kam provuar gjithçka deri më tani, por asgjë nuk po funksionon. Problemi është se nuk e dimë cili është problemi. Jam bërë gati dy herë për t’iu rikthyer fushës gjatë këtij harku kohor, por sërish nuk ia kam dale”, tha Robben për gjermanen Bild.

Ndeshja e fundit ku Robben ishte prezent, daton që në 27 nëntorin e shkuar me një performancë brilante të 35-vjeçarit, që realizoi një dygolësh në fitoren 5-1 ndaj Benficës në Champions, por mesa duket tashmë problemet e akumuluara përgjatë viteve në karrierë janë rikthyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?