Robben në dilemë, ja 4 “pistat” ku mund të vijojë karrierën
Arjen Robben ende në dilemë se ku do të vijojë karrierën pas largimit nga Bayern Munich. Janë 4 opsionet për të ardhmen e 35-vjeçarit holandez, siç e ka zbuluar dhe vetë Robben në një intervistë për mediat. “Kam ndarë gjithçka në 4 kategori”, është shprehur fillimisht Robben.
“Mund të vendos të shkoj jashtë Europe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Japoni, mund edhe të qëndroj në Europë për të luajtur në një skuadër të madhe por mund të rikthehem edhe në Holandë”, deklaroi Arjen Robben.
Këtë sezon nën drejtimin e Niko Kovac, mesfushori holandez shënoi 6 gola në 19 ndeshje, pasi pësoi disa dëmtimi gjatë sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

