Robben rrezikon karrierën, dëmtimi i tij mbetet një mister

Gjendja fizike e Arjen Robben vijon të jetë një mister. 35-vjeçari i Bayern Munich nuk ka zbritur ende në fushë për vitin 2019 duke vënë ndjeshëm në dyshim të ardhmen e tij. Robben ka njoftuar prej kohësh se ky do të jetë viti i tij i fundit me Bayern por tashmë në pikëpyetje vendoset karriera e tij:

“Është shumë e dhimbshme, ka rrëfyer Robben për Bild duke shpjegua më tej se mjekët nuk po arrijnë të kuptojnë se çfarë problemi ka me kofshën e tij. “Kam provuar gjithçka, për momentin nuk funksionon asgjë. Fakti që nuk e kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë e bën dhe më të vështirë. Disa herë jam rikthyer të stërvitem me grupin por në fund kam ndjerë sërish dhimbje”, u shpreh Robben.

Holandezi ka zhvilluar takimin e tij të fundit më 27 nëntor, që nga ajo periudhe ka qëndruar vetëm në bokse. Mëngjarashi ka theksuar se në fund të sezonit ka dëshirë të vijojë karrierën e tij në një tjetër skuadër por ky dëmtim mund ta detyrojë ti jap fund në Mynih.

Swiss Digital Desktop Reklama
Arjen Robben's best goals for FC Bayern

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?