Robben tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur

Arjen Robben ka zyrtarizuar largimin nga futbolli i luajtur. Sulmuesi holandez mbylli aventurën me Bayern Munich, por ka vendosur që të mos vijojë më karrierën në një tjetër ekip duke u tërhequr në moshën 35 vjeç.

 

“Mora kohë për të vendosur për të ardhmen time dhe vendosja që t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist”, deklaroi sulmuesi holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robben e nisi karrierën te Groningen, më pas u transferua te PSV, ndërkohë që në vitin 2014 bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar tek Chelsea. Në Angli aventura e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë, por kjo nuk e ndali Realin që ta rrëmbente në vitin 2007. Pas dy sezonesh ai u largua nga “Santiago Bernabeo” për të kaluar te Bayerni, skuadër me të cilën ka luajtur për 10 sezone. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?